Thilasmos_fade

  • Kaloritë e mjaftueshme gjatë shtatzënisë:

    Shumica e femrave pas shtatzënisë dëshirojnë te kthejnë trupin e tyre duke mbajtur dieta te ndryshme. Megjithatë gjate ushqimit me gji këto gra humbasin 200 kalori ,gjë qe nuk ndodh te gratë qe nuk japin gji fëmijës. Për ketë arsye ,qumështi është një produkt qe redukton energjinë e gruas që jep gji.

    Me se shumti ,nëse ushqimi me gji zgjat prej te paktën 3 muaj, gruaja bie nga pesha. E njëjta gjë ndodh edhe ne rastin e fëmijëve binjak. Por nuk rekomandohet qe te humbasë me shume se 2 kg peshe për një muaj sepse rrezikon produktivitetin e qumështit. Dietat me me pak se 1300 kalori kane efekt negativ tek qumështi .Kjo është dekurajuese.
  • Mjaftueshmeria e qumështit te gjirit

    Kur një foshnje ushqehet me qumësht,nuk duhet te jemi te sigurt për sasinë e qumështit qe bebja konsumon ose nëse është e mjaftueshme. Mos u shqetësoni sepse fëmijët kanë gjuhën e tyre të komunikimit.

    Disa udhëzime qe duhet te ndiqni:
    • Është shume e rëndësishme gjendja e foshnjës tuaj kur ju e shikoni të qetë dhe paqësor pas vaktit. Gjate pirjes se qumështit të gjirit, mund te ndaloje nga lodhja dhe te filloje serish.
    • Një këshille është kur ju e shikoni te bjere ne peshe. Pas 1 dite ai duhet te shtoje ne peshe.
    • Pas pirjes se qumështit gjiri i gruas eshte i bute dhe i lehtësuar.
    • Gjate ditëve te para te lindjes, foshnja juaj duhet te ketë dale jashtë 2 here ne dite,dhe pelenat duhet ti ketë te thata.

    Këto janë udhëzimet kur ai ka një ushqim te pamjaftueshëm dhe ka nevoje për me shume qumësht. Këto janë:
    • Tinguj te ndryshëm gjate ushqimit me gji
    • 1 javësh deri në 10 ditësh lëkura e foshnjës mbetet e rrudhur.
    • Foshnja juaj mund tju bezdisë dhe te qaje pas ushqyerjes.
    • Foshnja juaj mund te ndihet e lodhur.
  • Ushqimi me biberon

    Nëse ushqimi me gji nuk është i përshtatshëm ose nuk është i mjaftueshëm, ju mund te përdorni biberonin, gjithmonë me këshillën e mjekut. Nëse foshnja juaj është nga 0 deri ne 6 muajsh, ju mund te përdorni qumështin e fazës se 1-re dhe nëse është nga 6 deri ne 12 muaj, mund te përdorni qumështin e fazës se 2-te.
  • Fazat e para te qumështit:

    • Ne lidhje me cilësinë & sasinë e proteinave ,ato rregullohen me proteinat e qumështit te gjirit.
    • Përmbajnë nukleotide te cilat forcojnë sistemin imunitar te fëmijës.
    • Janë te tretshme dhe përthithen nga sistemi tretës i foshnjës fale përmbajtjes së laktozës së tyre.
    • Shume prej tyre përmbajnë probiotikë ose prebiotikë te cilat kontribuojnë ne florën intestinale, si dhe përforcimin e sistemit imunitar.
    • Janë te pasura me acide yndyrore, acid arakidonik, qe kontribuojnë ne zhvillimin e trurit dhe shikueshmërinë e fëmijës.

    Gjate 6 muajve te pare te jetës fëmija duhet te ushqehet me qumështi gjiri .Pas muajit te 6 fëmija ka nevoje për me shume kalcium, hekur dhe minerale, ndaj ushqyerja duhet te shoqërohet me ushqime te tjera. Megjithatë ,gjate fazës se dyte qumështi luan ende 1 rol kyç ne ushqyerjen e fëmijës, sic merret nga gjiri, apo qumësht me biberon ne forme pluhuri. Deri ne moshën 6 muaj qumështi i gjirit kombinohet me qumësht pluhur për moshën 1 vjeçare mjafton qe te plotësoje nevojat ushqimore te fëmijës.

    Ndaj foshnjave iu nevojiten:
    • Plotësim me energji per te pasur nje zhvillim normal.
    • Shijimi i llojeve te ndryshme te ushqimit ne baze te aromës, dhe përbërjeve të ndryshme.
    • Mundësimi i funksioneve si përtypja dhe gëlltitja.

    Para moshës 5-6 muajsh,fëmijët nuk janë ne gjendje te koordinojnë muskujt e gjuhës & te gojës. Veprime te tilla janë te nevojshme për përtypje dhe gëlltitje. Për ketë arsye fëmija duhet te ushqehet me ushqime shtese.

    Me miratimin e mjekut duhet te shtoni:
    • Nga muaji i 6-7 :oriz,krem,perime ,fruta & te tjera si drithëra mish pule,mish vici.
    • Nga muaji 8-9:Ushqime te tjera te lehta si makarona,djathë,pule,kos,fasule.
    • Nga muaji 12:Ushqime te tjera.
  • Pompimi i qumështit te gjirit

    Përgatiteni gjirin me ujë te ngrohte ose përdorni veshje mjekësore dhe vazhdoni me një masazh te bute duke ndjekur daljet e gjëndrave për te shmangur ndonjë dëmtim. Shmangni pompimin për një kohe te gjate ne te njëjtin gji, mjaftojnë vetëm disa minuta pasi keni bere përgatitjet si me lart.
  • Përgatitja e gjirit për ushqyerje

    Lexoni sa me shume rreth ushqimit me gji përpara lindjes. Gjate shtatzanisë trupi behet gati qe gjinjtë tuaj te bëjnë punën e tyre pas lindjes kështu ju duhet te jeni te informuar me pare. Ndryshimi i hormoneve te gjirit gjate shtatzënisë është i mjaftueshëm për te gjitha femrat Shmangni fërkimin e gjinjve sepse kjo mund ti dëmtoje dhe mund ta beje te vështire rrjedhjen nga gjiri. Mënyra me e mire për te pasur me pak dhimbje është ti mësoni fëmijës qe ne fillim pozicionin ku ju ndiheni me mire. Janë një serë produktesh ne treg për te bere me te rehatshëm ushqimin me gji por nuk janë te nevojshëm.
  • Mastiti: Simptomat dhe kurimi

    Mastitis është një infeksion i gjëndrës se qumështit. Simptomat fillojnë me një forcim te zonës se infektuar, me ethe dhe ndjenje lodhjeje. Ndiqni këshillat e doktorit, nëse simptomat vazhdojnë për me shume se një dite ju duhet te merrni menjëherë një kurë, ndërkohe qe ushqyerja nuk duhet te ndërpritet për shkak te mastitis.
  • Alternimi i gjinjve gjatë ushqyerjes

    Ushqyerja nuk duhet te limitohet nga një numër i kushtëzuar minutash ne secilën here qe ju duhet te ushqeni fëmijën. Lëreni fëmijën te mbaroje me gjirin e pare pastaj zhvendoseni tek tjetri. Kjo bën te mundur qe fëmija ti marre te gjitha lendet ushqimore te nevojshme për tu rritur.
    Lëreni fëmijën te mbaroje me gjirin e pare derisa te shikoni qe intensiteti i pompimit do te bjere. Kur thithja behet me e ngadalte ndërroni krahun dhe nëse është e nevojshme përsërisni procesin e mësipërm.
Qumështi i gjirit është i njohur si zgjedhja më e mire për ushqyerjen e foshnjes dhe të ushqyerit ekskluzivisht me gji për 6 muajt e parë të jetës së foshnjes konsideruar si alternativa më e mire e ushqyerjes. Produkti duhet të përdoret vetëm në bazë të këshillave të ekspertëve të pavarur në fushën e mjekësisë dhe atë të ushqyerjes për kujdesin ndaj foshnjeve dhe fëmijëve.