Sa here në ditë mund të dalë foshnja jashtë (defekojë) dhe të konsiderohet normale?
Numri dhe cilësia e jashtëqitjes ndryshon shumë në varësi të llojit të ushqyerjes dhe moshës të së porsalindurit. Foshnjet që ushqehen me gji mund të dalin jashtë (defekojnë) 1-7 herë në ditë ose edhe vetëm një here/javë. Foshnjet që ushqehen me ushqim artificial dalin jashtë ( defekojnë) 2-4 herë në ditë gjatë javëve të para dhe pastaj rreth 1-2 herë në ditë.
Foshnja ime ka lemzë të vazhdueshme. A duhet të shqetësohen?
Lemza është një gjendje normale gjatë muajve të parë të jetës së një foshnje dhe kjo është dukuri e zakonshme sidomos pas marrjes së ushqimit. Lemza fillon pak pas ushqyerjes dhe kohëzgjatja varion nga disa minuta deri në gjysmë ore. Foshnja nuk shqetësohet nga lemza por do të ishte mire të shmangej ushqyerja kur foshnja ka lemzë.
Foshnja gëlltitet dhe mbytet. Çfarë mund të bëj?
Gjatë një seance ushqyerje, sigurohuni që fëmija nuk është vendosur në pozicion horizontal, por në një pozicion gjysmë të shtrirë dhe shishja është paralel me tokën. Mundohuni të kuptoni sa më shpejt të jetë e mundur pushimet që foshnja bën gjatë procesit të ushqyerjes duke qënë se duhet ta ndaloni atë nëse foshnja po mbytet. Kur rrjedha e qumështit është më e lartë, fëmija është i detyruar të përtypë shpejtë, kështu që ju duhet të modifikoni rrjedhën e qumështit ose duke e bërë më të forte pjesën ku delë qumështi ose duke përdorur një shishe me biberon të vogël për të ushqyer foshnjen. Bëni disa puushime gjatë ushqyerjes për të kontrolluar nëse foshnja është ende i uritur, ose nëse është ngopur.
Fëmija im e nxjerrë qumështin pas ushqyerjes (refluks).
Te foshnjet, muskuli unazor që ndan ezofagun nga stomaku nuk është i zhvilluar sa duhet; prandaj është e lehtë të ngjiten lëngjet e stomakut lart në ezofag dhe pastaj të dalin nga goja, duke shkaktuar refluks ('nxjerrje të lëngjeve').
Refluksi është një gjendje normale; por nga ana tjetër të vjellat janë mjaft shqetësuese pra në të tilla raste duhet menjëherë të konsultoheni me pediatrin tuaj. Kur ka refluks, foshnja nxjerr një sasi të vogël të qumështit nga goja, zakonisht kur gromësinë, por kjo gjë mund të ndodhë po ashtu në çdo kohë gjatë ditës, madje edhe gjatë gjumit. Kur nga ana tjetër, foshnja ka të vjella, atëherë ai/ajo nxjerrë një sasi të madhe të qumështit dhe gjendja e tij/saj nuk është e qetë.
Për të reduktuar refluksin sa më shumë të jetë e mundur, ndiqni këshillat si më poshtë:
• Ushqeni foshnjen tuaj në një vend të qetë larg nga zhurma,
• Ndërprisni seancën e ushqyerjes të paktën një here duke i lejuar foshnjës të gromësijë,
• Në fund të çdo seance ushqyerje, mbaheni foshnjen në një pozicion të drejtë në krahët tuaja për 5-10 minuta në mënyrë që të mund të gromësijë,
• Shmangni të ushqyerit e foshnjës kur është i/e shtrirë,
• Përmbahuni nga kryerja e lëvizjeve të menjëhershme dhe të shpejta pas ushqyerjes së foshnjes,
• Në qoftë se ju e ushqeni foshnjen tuaj me shishe me biberon, sigurohuni që thithësi i biberonit të ketë madhësinë e duhur.
Nëse problemi është shumë intensiv (foshnja nxjerrë shpesh ushqimin nga goja), dhe ky fenomen vazhdon për një kohë të gjatë, atëherë duhet të konsultoheni me pediatrin ose me një pediatër gastroenterolog , për t’ju ndihmuar që të diagnostikoni problemin e mundshëm.
Përdorimi i biberonit dhe zëvendësimi i tij
-Biberoni nuk duhet t'i jepet një foshnjeje e cili ushqehet me gji përgjatë gjashtë javëve të para që nga lindja e tij/ saj, në mënyrë që të konsolidohet mënyra e ushqyerjes me gji.
- Biberon nuk duhet të ofrohet si një zëvendësues i ushqimit, kur fëmija është i uritur. Kjo gjë mund të shkaktojë parehati te foshnja dhe po ashtu mund të shkaktojë probleme me ushqyerjen e tij/ saj në vijim.
-Pas 2 vitesh, duhet të përqëndroheni te përpjekjet për ndërprerjen e përdorimit të biberonit nga foshnja juaj.
Biberonat prodhohen prej gome apo silikoni. Biberonat e bërë prej gome duhet të zëvendësohen kur materjali fillon të ngjisë pas një fare kohe përdorimi të shpeshtë. Biberonat e bërë nga silikoni janë më të butë dhe materiali nuk ngjit pas një fare kohe përdorimit të shpeshtë. Megjithatë, biberonat kanë të çara kur foshnjet kanë dhëmbë. Pasi të vëreni të tilla të çarash në biberona silikoni, duhet menjëherë ti zëvendësoni me biberona të rinj.