pregnancy_fade

 

  • Sa kalori duhet të marrë çdo ditë gjatë shtatzënisë?

    Eshte perllogaritur se sasia e kalorive gjate shtatzanise eshte afersisht 80.000 kalori. Duka u bazuar ne kete perllogaritje jane bere keto sygjerime:

    > 150 kalori / dite me shume se marrja normale per tremujorin e pare
    > 350 kalori / dite me shume se marrja normale per tremujorin e dyte
    > 350 kalori / dite me shume se marrja normale per tremujorin e trete
  • Sa peshë duhet të shtojë gjatë shtatëzanisë?

    Shtatzënia zakonisht përfshin edhe faktin se shton në peshë. Në total një grua shtatzënë shton 10 deri në 12 kilogramë. Shumica e këtyre kg duhet të shtohen gjatë muajit të 7të, 8të dhe të 9të, kështu që është e këshillueshme të shmanget sa më shumë të jetë i mundur shtimi në peshë gjatë muajve të parë të shtatzënisë.

    Shpërndarja totale e peshës qëndron si më poshtë:
    • Në tremujorin e 1rë një grua shtatzënë shton 2 kilogramë.
    • Në tremujorin e 2të një grua shtatzënë shton 4 kilogramë.
    • Në tremujorin e 3të një grua shtatzënë shton 6 kilogramë.

    Shtimi i peshës merret për shkak të rritjes së dimensioneve të embrionit, placentës dhe sasisë së lëngut amniotik. Sasia dhjamore e indeve të një gruaje rritet gjatë shtatzënisë dhe pesha e gjinjve të saj po ashtu rritet për shkak të përgatitjes për ushqyerjen me gji të foshnjes. Rekomandimet për shtimin në peshë gjatë shtatzënisë duhet të jenë individuale bazuar në Indeksin e Mases se Trupit të nënës përpara shtatzënisë (IMT = pesha / lartësi 2)
  • Këshilla për ushqimin gjatë periudhës së shtatzënisë:

    • Konsumoni 3-4 vakte me fruta dhe perime në ditë
    • Hani peshk të freskët, mundësisht dy herë në javë
    • Hani mish të kuq pa dhjamë (p.sh. mish viçi) ose pule, 2-3 herë në javë
    • Preferoni të konsumoni gjellë dhe ushqime të gatuara me vaj ulliri dhe me perime 2-3 herë në javë
    • Preferohet konsumi i mishit pa dhjamë në gjellë
    • Shmangni ushqime të skuqura
    • Lani perimet me shumë kujdes
    • Shmangni ngrënjen e mishit të pa gatuar apo gjysmë të gatuar
    • Shmangni ngrënien e mishit të pulës të papërpunuar/ pa gatuar ose ngrënin e vezëve për shkak të rrezikut të kontaminimit nga mikrobi salmonela.
    • Shmangni ëmbëlsirat dhe sheqerin në përgjithësi. Nëse keni dëshirë për diçka të ëmbël, konsumoni fruta ose mjaltë, por gjithmonë në sasi të limituar
    • Shmangni pije të lehta dhe me gaz duke qënë se ato përmbajnë sheqer.
    • Shmangni produktet e qumështit me origjinë të panjohur, qumësht dhe djathë jo të pasterizuar.
    • Mos konsumoni sushi dhe peshk të papërpunuar/ pa gatuar në përgjithësi
  • Shenjat e strijave gjatë shtatzënisë

    Shenjat e strijave janë një fenomen i zakonshëm gjatë shtatzënisë dhe ndryshojnë nga njëra grua në tjetrën, si në numër dhe në shtrirje. Ka shumë mënyra për të parandaluar shfaqjen e shenjave të strijave, mënyra të tilla si konsumi i mjaftueshëm i ujit përditë, kontrolli i peshës dhe hidratimi duke përdorur një krem të mirë hidratues apo një kombinim të agjentëve hidratues (p.sh. vajra esenciale) në zonat e prekura kryesisht nga strijat.
  • Shtatëzania dhe stina e verës

    Sado i vështirë mund të duket fakti që je shtatëzënë gjatë stinës së verës, mbani gjithmonë në mend se këto muaj janë dhe do të mbeten më të bukurit e jetës tuaj.

    Këshillat e mëposhtme do t'ju ndihmojnë të përjetoni më lehtë muajt e vështirë së verës:

    • Qëndroni larg nga dielli dhe mos kaloni shumë kohë në ambjente të mbyllura që ndoshta mund t’ju mbysin dhe mund t’ju bien të fikët.
    • Mbani gjithmonë me vete një shishe me ujë.
    • Bëni dushe të vakët dhe zgjidhni kremra trupit pa erë dhe me cilësi hidratuese për të shmangur ndonjë acarim të lëkurës.
    • Shkoni për not në mëngjes ose pasdite.
    • Shmangni ekspozimin në diell, përdorni çdo ditë një krem mbrojtës kundra diellit me faktor mbrojtës te lartë kundra diellit dhe gjithmonë mbani në kokë një kapelë.
    • Në periudhat e valës së nxehtë, kërkoni nga dikush tjetër të bëjë pazarin e përditshëm për ju dhe shmangni lëvizjet me këmbë të paktën deri në kohën e perëndimit të diellit.
    • Nxehtësia e kombinuar me rritjen e peshës gjatë shtatzënisë zakonisht shkakton gjendje parehatie. Mundohuni të gjeni kohë për të pushuar dhe të flini sa më shumë në mënyrë që të merrni energjitë e duhura.
    • Përzgjidhni të vishni rroba të lirshme që nuk ju shtrëngojnë.
    • Shmangni vaktet e rënda, duhet të jeni të kujdesshëm se ku dhe çfarë hani duke qenë se gjatë verës është një gjë shumë e zakonshme të hani jashtë shtëpisë.
  • Konstipacioni / Kapsllëku dhe hemorroidet gjatë shtatzënisë

    Konstipacioni / Kapsllëku shkakton një siklet të madh për shumë gra shtatzëna, veçanërisht për ato gra të cilat kanë vuajtur nga konstipacioni/ kapsllëku edhe përpara shtatzënisë. Një dietë e pasur me lëngje dhe fibra bimore mund të eliminojë problemin. Hemorroidet përkeqësohen ose zakonisht shfaqen në një fazë të avancuar të shtatzënisë dhe largohen apo zhduken pas lindjes. Dushe të nxehta, kujdesi i përpiktë i higjienës në zonën e prekur dhe shmangja e qëndrimit në këmbë mund të lehtësojnë simptomat.
  • Shtatzënia dhe ushtrimet fizike

    Ushtrimet fizike duhet të jenë pjesë e jetës së një gruaje shtatzënë. Një stërvitje e rregullt dhe e thjeshtë që të jep karikim të duhur mund t’ju përshtatet, duke ndihmuar me ndryshimet e trupit tuaj, për të parandaluar hipertensionin dhe / ose diabetin. Lloji dhe intensiteti i ushtrimeve fizike duhet të përcaktohet gjithmonë në bazë të aprovimit të mjekut tuaj.
Qumështi i gjirit është i njohur si zgjedhja më e mire për ushqyerjen e foshnjes dhe të ushqyerit ekskluzivisht me gji për 6 muajt e parë të jetës së foshnjes konsideruar si alternativa më e mire e ushqyerjes. Produkti duhet të përdoret vetëm në bazë të këshillave të ekspertëve të pavarur në fushën e mjekësisë dhe atë të ushqyerjes për kujdesin ndaj foshnjeve dhe fëmijëve.